Gazetarja Cheng Lei është rikthyer në Australi pasi u ndalua 3 vite më parë në Kinë.
“Ajo u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme Penny Ëong,” tha kryeministri i Australisë Anthony Albanese, duke njoftuar lirimin e saj.
Cheng Lei ishte duke punuar si reportere për stacionin televiziv shtetëror kinez në gjuhën angleze CGTN kur u arrestua më 13 gusht 2020. Ajo u akuzua për aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Akuzat e saj nuk u bënë kurrë publike dhe ajo nuk u dënua kurrë.
Albanese ka thënë se është ribashkuar me dy fëmijët e saj në Melburn.
/abcnews.al