Caktohet trajneri i ri, Sevilla i beson stolin 48-vjeçarit uruguajan

schedule16:56 - 10 Tetor, 2023

schedule 16:56 - 10 Tetor, 2023

Menjëherë pas barazimit ndaj Rayo Vallecano, në “Ramon Sanchez Pizjuan”, bordi i “andaluzianëve” të Sevilla vendosi të shkarkonte teknikun Jose Luis Mendilibar, pavarësisht se nën drejtimin e këtij të fundit, spanjollët triumfuan në finalen e edicionit të kaluar, të Europa League.

Këtë të martë, Sevilla ka prezantuar dhe teknikun e ri, i cili do të jetë 48-vjeçari uruguajan, Diego Alonso, me këtë të fundit, që ka qenë më herët tekniku i Kombëtares së Uruguajit, gjatë Botërorit të vitit 2022.

Ndërkaq, përveç Kombëtares së Uruguajit, Alonso ka drejtuar më herët skuadrat e Inter Miami në SHBA, Monterrey dhe Pachuca meksikane, Olimpia dhe Guarani paraguajane dhe Penarol uruguajan. /i.m /abcnews.al