Ministroi në detyrë Gent Cakaj priti në një vizitë zyrtare në Tiranë ministrin e jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg.
Ministri i Jashtëm i Austrisë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kolegun shqiptar deklaroi se Pozicioni i Austrisë është i qartë, dhe se dëshira e Austrisë, është që të hapet drita e gjelbër për RMV dhe Shqipërinë.
“Javën tjetër do të kemi vendimin e këshillit, ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne besojmë se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij, kushtet janë plotësuar, tani duhet të bëjmë atë që na takon ne. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, nuk ka ende unanimitet, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten te ne“, deklaroi Schallenberg.
Më tej ministri austriak u shpreh edhe për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë. Schallenberg u shpreh se kjo çështje e prek më pak Austrinë se sa vendet e tjera.
“Situata e azilkërkuesve vijon, por e prek më pak Austrinë se vendet e tjera, është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë“, tha Schallenberg.
Gjatë kësaj konference Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg gjithashtu tha se Austria do të japë 200 mijë euro në formë ndihme për të prekurit nbga tërmeti.
“Dua të shpreh ndjenjat thella për të prekurit nga tërmeti . Austria do të japë 200 mijë euro ndihmë dhe po shohim kërkesa të tjera që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës”, u shpreh ai./abcnews.al