Gjyqi ndaj Milorad Dodikut do të fillojë më 16 tetor

schedule15:24 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:24 - 10 Tetor, 2023

Fillimi i gjyqit ndaj presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, është caktuar për të hënën e 16 tetorit, njoftoi të martën Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH).

Në gusht, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ngriti aktakuzë kundër Dodikut dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidtm, shkruan REL.

Aktakuza ndaj tyre u ndryshua dhe u konfirmua pastaj më 11 shtator.

Avokatët e Dodikut dhe Lukiqit në kundërshtimet e tyre deklaruan se “vepra penale për të cilën akuzohet Dodiku nuk ekziston, sepse Schmidt është i paligjshëm”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!