Një aksident ka ndodhur në guroren e fshatit Mirakë të Elbasanit. Mësohet se një kamion është përmbysur në momentin që po ngarkoheshin gurë prej tij. Si pasojë është plagosur shoferi, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital
Njoftimi i Policisë:
Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij.
Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al