Hamasi planifikon të përdorë izraelitët e kapur, në negociatat për lirimin e palestinezëve të ndaluar në SHBA dhe arabëve të mbajtur në burgjet izraelite.
“Ka palestinezë të mbajtur në Amerikë me akuza për financimin e Hamasit. Ne do të kërkojmë lirimin e tyre,” tha zëdhënësi i Hamasit Ali Barakeh për Associated Press.
Ai shtoi se Hamasi do të kërkojë lirimin e të gjithë arabëve të ndaluar në Izrael.
Barakeh deklaroi se militantët ishin gati për “të gjithë skenarët” e konfliktit, duke përfshirë një “luftë të gjatë”. Sipas tij, që nga përshkallëzimi i vitit 2014 në Gaza, Hamasi ka trajnuar luftëtarët e vet dhe ka prodhuar raketat e veta./abcnews.al