Një video që tregon një fëmijë duke përqafuar nënën e tij pasi të dy u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese ka bërë xhiron e rrjetit.
Konflikti i përgjakshëm filloi të shtunën në mëngjes kur grupi palestinez Hamas sulmoi Izraelin me raketa, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të bastisjes së xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës kundër palestinezëve.
Palestinian child embracing his mother after the two were miraculously saved from under the rubble in Khan Yunis, where the lsraeli warplanes committed a massacre last night. pic.twitter.com/Zy3lLqzgLq
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) October 10, 2023
Ushtria izraelite nisi operacionin ” Shpata e Hekurt ” kundër Hamasit në Rripin e Gazës, duke vrarë 704 palestinezë, përfshirë 143 fëmijë dhe 105 gra, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës të martën herët në mëngjes.
Sipas të njëjtave informacione, numri i të plagosurve ka shkuar në rreth 4000, ndërsa të paktën 900 janë izraelitë kanë vdekur dhe më shumë se 2600 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit.
/abcnews.al