Dëmtimet makth për Shqipërinë, dy lojtarë largohen nga U-21

schedule22:49 - 7 Tetor, 2019

schedule 22:49 - 7 Tetor, 2019

Lojtarët shqiptarë kanë qenë shumë pafat këtë fundjavë, vetëm pak ditë para grumbullimeve me kombëtaren. Përveç kombëtares A, edhe te Shpresat U-21 ka pasur disa lojtarë të dëmtuar.

Giacomo Vrioni dhe Agim Zeka ishin grumbulluar nga trajneri Alban Bushi, për sfidën kundër Kosovës. Por të dy lojtarët, kanë pësuar dëmtime me klubet e tyre këtë fundjavë dhe nuk do të jenë të gatshëm.

Mendohej se Bushi do të grumbullonte dy futbollistë të tjerë për t’i zëvendësuar, por trajneri ka vendosur që të mbajë grupin aktual dhe të mos bëjë asnjë lëvizje të fundit./abcnews.al

Giacomo Vrioni kunder Italise U-21

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!