Asani i lumtur pas rikthimit te “legjionarët”: Ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi

schedule22:36 - 9 Tetor, 2023

schedule 22:36 - 9 Tetor, 2023

“Legjionarët” tanë kanë nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Republikës Çeke të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes, në mitikun “Air Albania”.

Në listën e të ftuarve nga tekniku Sylvinho nuk ka se si të mungojë Jasir Asani, i cili është ndër futbollistët kryesorë te Shqipëria, me golat e tij ndaj Moldavisë e Polonisë, që janë përzgjedhur 2 herë nga UEFA, si golat më të bukur të raundit.

Menjëherë pas grumbullimit me “legjionarët”, sulmuesi nga Shkupi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, nga seanca e sotme stërvitore me “Kuqezinjtë”, me mbishkrimin, “Gjithmonë një ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi”. /i.m /abcnews.al 

Postimi i Jasir Asanit: