Luciano Spalleti me shumë gjas do të jetë trajneri i ri i Milanit. Edhe pse Milani e fitoi takimin e fundit kundër Genoas, ky rezultat nuk do t’i shpëtojë stolin tekniku Giampaolo, që sipas mediave italiane, ka nisur të pastrojë tavolinën e tij.
Gjithashtu, raportohet se Spalleti dhe drejtuesit e Milanit kanë pasur disa bisedime, por ende nuk është gjetur akordi. Kjo pasi Spalleti po paguhet ende nga Interi, ku ka edhe dy vite kontratë. Trajneri i ka kërkuar Milanit ta blejnë kontratën e tij dhe të vazhdojë punë menjëherë. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se si do të vendosë bordi drejtues i “Djallit”./abcnews.al