Zvicra u ka bërë thirrje Hamasit dhe ushtrisë izraelite që të mbrojnë civilët, duke thënë se “de-përshkallëzimi është prioriteti”
“Zvicra dënon sulmet tronditëse, duke përfshirë aktet e terrorit dhe sulmet me raketa nga Hamasi kundër Izraelit”, thuhet në një postim në rrjete sociale të misionit zviceran në OKB.
Kjo erdhi pasi dje Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbylli konsultimet e tij mbi situatën në Izrael dhe Gaza.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbrojnë civilët dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare. De-përshkallëzimi është prioriteti”, thuhet në postim.
Grupi i rezistencës me seli në Gaza, Hamasi, të shtunën herët nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Ai tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.