Senatori amerikan Cory Booker tha se ai ndodhej në Izrael kur Hamasi nisi sulmet me raketa. Ai u fsheh në strehën e bombave në hotelin ku ndodhej.
“Rreth kësaj kohe, ditën e djeshm unë po vrapoja për në qytetin e vjetër kur mora një telefonatë urgjente nga shefi im i shtabit duke më thënë të kthehesha në hotel sa më shpejt që të mundesha, sepse po sulmohej,” tha ai.
I was in Israel when the horrific attacks carried out by Hamas started on Saturday. My team and I are now safe, but like many we are shaken, angered, and heartbroken by the hundreds killed, the thousands injured, those taken hostage, and all who are directly affected by these… pic.twitter.com/E4BgEZxSTC
— Cory Booker (@CoryBooker) October 8, 2023
“Kur u ktheva në hotel, u bashkova me të tjerët në strehën e bombave ose shkallët e hotelit.
“Fytyra të frikësuara, kishte fëmijë dhe të moshuar, familje, shumë amerikanë.
“Kishte një ndjenjë frike dhe shqetësimi dhe shumë prej nesh e dinin se kishin ndodhur gjëra të tmerrshme në të gjithë vendin në atë kohë,” shtoi ai.
/abcnews.al