Konflikti mes demokratëve në Parlament me Gazment Bardhin nuk është zgjidhur, por Lulzim Basha nuk pret që Kuvendi të konfirmojë Enkelejd Alibeajn, për të bërë reformën zgjedhore, të cilin e prezantoi si bashkëkryetar i Komisionit. Propozimi më fortë i theksuar është i listave, pa asnjë kufizim.
“Të hapen listat pa asnjë kufizim”.
Demokratëve në Fier u tha se vota e tyre duhet të vlejë njësoj, si me qytetet e tjera dhe propozoi një zonë të vetme zgjedhore, por la derën hapur për diskutime në këtë pikë.
“Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale.”
Së bashku me këto propizime, Basha thelloi idetë e tij, edhe përtej ligjit elektoral.
“Këtë muaj amendamet për t’i hequr imunitetin deputetëve që hetohen”.
Jo mbrojtje dhe për ato që duhen në Foltoren e parlamentit e që shpesh i merr era, pa asnjë pasojë.
“Të shfuqëzohet klauzola” deputeti nuk mban përgjegjësi, për cfarë thotë në parlament.”
Dhe kontolli i pasurisë së politikaëve, është nisma tjetër që pavarsisht se është rrëzuar, Basha nuk heq dorë.
“Brenda muajit do të dorëzojmë draft të rishikuar në parlament.”
Lulzim Basha ka vetëm 11 deputetë në Parlament por kjo nuk është një arsye për të, që të mendohet dy herë kur kërkon që ti imponohet mazhorancës, për të ndryshuar dhe Kushtetutën, duke kërkuar President nga Populli./abcnews.al