Është mbyllur sot java e dytë e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza. Takimet Partizani – Gramshi dhe Vllaznia – Teuta ulën siparin e kësaj jave që prodhoi veç golave, edhe ndryshime në renditje falë rezultateve.
Partizani mori fitoren e parë sezonale ndaj Gramshit këtë të diel. Të kuqet e drejtuara nga Aurora Seranaj fituan me rezultatin 14-0 takimin e vlefshëm për javën e dytë, që u zhvillua në stadiumin ‘Arena e Demave’.
Sakaq, nuk pati surpriza as në ndeshjen Vllaznia – Teuta, me kampionet në fuqi që triumfuan me shifrat e thella 21-0 ndaj durrsakeve në takimin r zhvilluar sot në Shkodër.
Të shtunën, Apolonia mposhti me rezultatin e thellë 14-0 Skënderbeun e Korçës. Fitorja e dytë radhazi për fieraket, të cilat janë ndër pretendentet kryesore edhe për këtë vit për të fituar titullin kampion në këtë kampionat.
Po të shtunën, Tirana mundi me shifrat 6-2 në Laç, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Kjo fitore i jep plot 3 pikë vajzave bardheblu dhe e shohin tashmë veten në vendin e dytë në renditje.
Në takimin tjetër të javës, Kinostudio korri suksesin e dytë sezonal, pasi fitores 7-0 ndaj Lushnjes në transfertë.
Java e dytë:
Laçi 2-6 Tirana
Lushnja 0-7 Kinostudio
Apolonia 14-0 Skënderbeu
Partizani 14-0 Gramshi
Vllaznia 21-0 Teuta
Renditja – Java e dytë
Apolonia 6 pikë
Vllaznia 6 pikë
Kinostudio 6 pikë
Tirana 6 pikë
Partizani 3 pikë
KF Laçi 0 pikë*
KF Skënderbeu 0 pikë*
Lushnja 0 pikë
Gramshi 0 pikë
KF Teuta 0 pikë /FSHF