Hamasi ka reaguar sërish për sulmin e nisur mëngjesin e së shtunës në Izrael, duke thënë se është një përgjigje ndaj përdhosjes së xhamisë Al-Aksa, raporton Al Jazeera. Mbi 400 palestanezë dhe mbi 350 izraelitë kanë mbetur të vdekur në një ditë ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.
Operacioni i Hamasit erdhi pas rritjes së tensioneve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe një numri rekord të palestinezëve të vrarë. Në fund të Shtatorit, u raportua për bastistje nga ana e disa hebrenjve në Xhaminë në fjalë.
Qindra kolonë izraelitë hynë me forcë në xhaminë në Kudsin Lindor të okupuar për të festuar festën hebraike Sukkot. Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët.
Hebrenjtë e quajnë këtë zonë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ky është vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta. /abcnews.al