Kërkohej fitore për të kapur vendin e parë të Serie A dhe ashtu ndodhi. “Kuqezinjtë” e Milan kanë dhënë maksimumin në “Stadio Luigi Ferraris”, mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa kanë arritur të mundin vendasit e Genoa, me rezultatin minimal, 0 me 1.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 87’ të saj, ku një krosim i talentit 20-vjeçar të mesfushës, Yunus Musah kapet bukur nga “fantazisti” Christian Pulisic ose siç thërritet nga tifozët “Kapiten Amerika” dhe me një goditje potente brenda zonës mposht portierin Martinez, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Me këtë fitore, “djajtë” e Milanos kapin vendin e parë në renditje, duke parakaluar me 2 pikë, “kushërinjtë” e Inter, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e Genoa zbret me 1 vend në renditjes, duke u pozicionuar në vendine 15 me vetëm 8 pikë.
Ndërkaq, në përballjen e radhës të Serie A, “kuqezinjtë” e Milan do të përballen me “bardhezinjtë” e Juventus, ku përveç se do të vuajnë mungesën e anësorit të mbrojtjes, Theo Hernandez, tashmë duhet të vuajnë dhe mungesë e “gardianit” francez, Mike Maignan, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq, pas ndërhyrjes së gabuar, nga ish-“bomberit” të Partizanit, Caleb Ekuban. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: