Padyshim “klasikja” e Shqipërisë, mes Vllaznisë e Tiranës, është një nga sfidat më të ndezuar të “Kategorisë Superiore”, sfidë e cila kërkon një “dirgjimin” vigjilent në mesin e fushës nga arbitri kryesor.
Për këtë aryse, FSHF ua ka besuar këtë sfidë “më të mirëve” të Shqipërisë, teksa “bilbili” kryesor i kësaj përballjeje spektakolare do të jetë Enea Jorgji, ndërsa anësor do të jenë Denis Rexha e Ridiger Çokaj, të tre arbitra të FIFA-s.
Përsa i përket gjykimit nga sistemi “VAR” kryesor do të jetë Kreshnik Barjamaj, ndërsa asistent i tij ose siç njihet ndryshe me termin “AVAR” në sfidën që do të zhvillohet në “Kukës Arena” do të jetë Orlando Kuka. /i.m /abcnews.al