Një avion privat u rrëzua të premten në qytetin Chilliwack, në skajin jugperëndimor të Kanadasë, duke vrarë të tre në bord.
Avioni me dy motorë Piper PA-34 Seneca u përplas me disa pemë pak metra larg një moteli. Qyteti i Chilliwack ndodhet afërsisht 100 kilometra në lindje të Vankuverit.
Haley Morris, e cila punon në zonë, i tha gazetës Vancouver Sun se ajo pa avionin të rrëzohej në pyll.
Policia njoftoi se nuk ka të mbijetuar dhe se ka njoftuar familjarët e tre viktimave. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta deri më tani.