Aktivistja politike, Evi Kokalari, e ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në ABC News, u pyet nga gazetari Arjan Çani nëse ka komunikuar me Lulzim Bashën pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.
Teksa konfirmoi takimin me të, Kokalari shtoi se PD aktualisht ndodhet përtokë ndërsa shtoi se qëllimi i saj është bashkimi i bazës së partisë.
“Po kam komunikuar. Jam takuar me Lul Bashën. Nuk e kam vendosur se nga do shkoj dhe si do të bëhet një koalicion. Qëllimi është një bashkimi i bazës së PD-së, do të preferoja nën vulën dhe logon e PD. PD është në tokë momentalisht. Dua që të dy bazat të bashkohen por do të kem një ndikim, do të mbaj linjën time konservatore. Kam diskutuar disa gjëra me Bashën.”, theksoi ajo./abcnews.al