Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka arrestuar shqiptarët Beshir Doraci, 33 vjeç dhe Leonard Xhafa, 28 vjeç, pasi ata akuzohen për transport marijuane. Ngarkesë që u zbulua nga ekipi i Antidrogës, e cila kishte informacione që më parë për mbërritjen e korrierit shqiptar me një sasi të madhe lëndë narkotike.
Kështu, që në orët e para të mëngjesit, ekipet ishin vënë në vëzhgim përgjatë rrugës nga porti i Mesinës, me qëllim monitorimin e lëvizjeve të automjeteve të dyshimta.
Gjatë vëzhgimit policia pikasi një automjet gri të tipit BMW, që përkonte me të dhënat e marra. Kësaj makine i parapriu një tjetër automjet e tipit Fiat Tipo me drejtues shqiptarin Leonard Xhafa, që me sa duket se ishte në rolin e “stafetës”, përgjatë autostradës.
Në këtë kohë policia ka ndërhyrë për kontroll. Gjatë këtij kontrolli, brenda makinës tip Fiat Tipo u gjet 70 kg drogë e llojit marijuana, e fshehur nën një panel special. Droga me vlerë mbi 80,000 euro, e hedhur në treg do të kapte një shifër prej rreth 160,000 euro./abcnews.al