Pogba i “pafat”, “ylli” francez sërish pozitiv në testin anti-doping

schedule14:36 - 6 Tetor, 2023

schedule 14:36 - 6 Tetor, 2023

Paul Pogba po përjeton momentin më të vështirë në karrierën e tij futbollistike. Rikthimi te Juventusi u shoqërua me dëmtime të shumta, teksa mesfushori francez rezultoi pozitiv me testosteron në një test dopingu më 20 gusht, pas ndeshjes Udinese-Juventus, në të cilën nuk u aktivizua.

“Katalizatori” 30-vjeçar i mesfushës, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në 2016, ka kryer kundër-analizën dhe përgjigja është e njëjta, Pogba doli sërish pozitiv për përdorim dopingu.

Tani do të gjykohet nga Gjykata Kombëtare Antidoping nëse nuk zgjidhet një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Analizat e reja nuk sollën ndryshimin që pritnin te Juventus e për këtë arsye Pogba do të përballet me një skualifikim të gjatë. /i.m /abcnews.al