TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani u pyet në konferencë për veprimin e ministrit serb, i cili refuzoi të bënte foton familjare me homologët e tjerë ë takimin e ministerialit në Tiranë.
Ai tha se nuk ka dëshirë të komentojë veprimet e kolegëve, pasi kjo është përgjegjësi e tyre.
Sipas Hasanit, ai ka respektuar protokollin dhe ka ftuar të gjithë të pranishmit për foton familjare. Ministri i jashtëm serb refuzoi të dilte në fotot me argumentin se pas krahëve të tyre ishte flamuri i Kosovës.
“Ne presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupit terrorist kriminal për sulmin e armatosur në veri të Kosovës, që pati një të vrarë dhe një të plagosur si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve dhe individë apo subjekte të tjera në Serbi apo diku gjetkë. Sa i përket pyetjes së dytë, nuk do doja të flasim për qëndrimet e kolegëve. Ata komentojnë për çfarë bëjnë, do doja të flisja për atë që unë bëj. Respektova protokollin e formatit të procesit të Berlinit dhe kjo ishte arsyeja që i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim panë flamujve tanë respektivë”, tha Hasani./ n.m.abcnews.al