Shpërthyen në kore raciste ndaj kundërshtarëve, Federata Franceze e Futbollit pezullon “yjet” e PSG

schedule09:56 - 6 Tetor, 2023

schedule 09:56 - 6 Tetor, 2023

Një incident i paprecedentë ndodhi në përfundimit të “klasikes” franceze, PSG-Marseille, të zhvilluar mbrëmjen e 24 shtatorit, sfidë e cila përfundoi me fitoren e thellë, 4 me 0 të “parisienëve”, në mitikun e kryeqytetit, “Parc des Princes”.

Më pëfundimin e ndeshjes 4 nga “yjet” e Paris Saint-Germain, më konkretisht, Ousmane Dembele, Layvin Kurzawa, Achraf Hakimi e Randal Kolo-Muani iu bashkuan më shumë seç duhet festës së “ultrasve”, teksa filluan të këndonin kore raciste ndaj rivalëve historikë të Marseille.

Këtë të premte ka reaguar dhe Federata Franceze e Futbollit, e cila ka pezullar me nga 1 ndeshje, katër “yjet” e lartpërmendur të PSG, të cilët tashmë nuk do të jenë të gatshëm për teknikun Luis Enrique, në sfidën e së dielës mbrëma, ndaj skuadrës së Rennes, duke i shkaktuar kështu edhe më shumë “telashe”, teknikut spanjoll. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!