Prada do të dizajnojë veshjet e reja të NASA-s

schedule09:46 - 6 Tetor, 2023

schedule 09:46 - 6 Tetor, 2023

Shtëpia italiane e modës Prada dhe Axiom Space, do të bashkëpunojnë në dizajnimin e kostumeve të reja për astronautët e NASA-s për misionin lunar Artemis II që është planifikuar të ndodhë më 2025.

Prada do të bashkëpunojë me ekipin e Axiom Space që nga fillimi i procesit të dizajnimit, nga filluar nga dizajni deri tek materialet nga të cilat do të prodhohen veshjet e astronautëve.

Artemis do të jetë misioni i parë i zbritjes së njerëzve në Hënë që nga viti 1972 dhe hera e parë që një grua do të ulët në Hënë.

/abcnews.al