Dosja e Izet Haxhis i kalon Gjykatës së Lartë. Gjykata penale e Tiranës dhe krimet e rënda nuk pranojnë kompetencën për të shqyrtuar dosjen për vrasjen e Izet Haxhisë. Togat e zeza të Krimeve të Rënda vendosën që Izet Haxhia të qëndrojë në burg, deri kur Gjykata Supreme të shprehet për çështjen e kompetencës.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që ta dërgoj në Gjykatën e Lartë dosjen për vrasjen e Azem Hajdarit me të pandehur Izet Haxhia. Gjykata supreme pritet që të sqaroj mosmarrëveshjet e krijuara midis Gjykatës Penale të Tiranës dhe asaj të Krimeve të Rënda, se kush është gjykata kompetente për të shqyrtuar dosjen e Izat Haxhisë.
Togat e zeza të krimeve të rënda kanë vendosur që Izet Haxhia të qëndroj në burg deri kur të shprehet Gjykata e Lartë që është organi kompetentë, për të sqaruar se kush nga gjykatat e ka kompetencën për ta gjykuar dosjen për vrasjen e Azem Hajdarit.
Avokti i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla në një prononcim për mediat ka deklaruar se i mbrojturi prej tij ka kryer 21 vjet burg për shkak të qëndrimit në paraburgim dhe kërkon caktimin e një mase sigurie më të lehtë.
Mesa duke Izet Haxhia do të qëndroj në burg për një periudhë të pa caktuar pasi Gjykata e Lartë është jashtë funksionimit, pasi ka vetëm një anëtar gjyqtarin Ardjan Dvorani./abcnews.al