Japoni, të rriturve u rekomandohet të flenë të paktën 6 orë në ditë

schedule15:32 - 5 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 5 Tetor, 2023

Qeveria në Japoni rekomandoi se të rriturit që kanë probleme me pagjumësinë duhet të flenë të paktën 6 orë në ditë. Në hulumtimin Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies u zbulua se 37.5 për qind e meshkujve dhe 40.6 për qind e femrave në të gjithë vendin flenë mesatarisht më pak se 6 orë në ditë.

Në raportin në fazën e draftit të ministrisë të njoftuar këtë javë, ministria rekomandoi që të rriturit të flenë të paktën 6 orë gjatë natës për të përmirësuar kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit. Në raportin ku kohëzgjatjet e gjumit cilësohen si “alarmuese”, koha e gjumit të rekomanduar tregon ndryshim sipas grupmoshave.

Sipas kësaj për grupmoshën 1-2 vjeç rekomandohet 11-14 orë gjumë ndërsa 10-13 orë për grupmoshën 3-5 vjeç. Për nxënësit e shkollës fillore 9-12 orë, për nxënësit e shkollës së mesme dhe ato universitarë 8-10 orë.

Versionin e fundit të raportit që është ndarë me opinionin publik brenda javës, ministria do ta finalizojë deri në fund të vitit. Në hulumtimin e vitit 2021 të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) u zbulua se qytetarët në të gjithë Japoninë flinin mesatarisht 7 orë e 22 minuta.

Kjo normë ishte koha më e shkurtër e gjumit në mesin e 33 vendeve.

Ekspertët mbrojnë idenë se 6-8 orë gjumë në ditë është ideale për të rriturit, pasi ata që flenë 7 orë në ditë kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundje të tilla si depresioni, kanceri dhe rrahjet e zemrës.