Policia tajlandeze arrestoi sot katër persona me dyshimin se i shitën armë adoleshentit që hapi zjarr brenda një qendre tregtare të pasur në Bangkok disa ditë më parë, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë.
Sulmet masive të armatosura janë të rralla në Tajlandë, por dhuna me armë dhe posedimi i armëve janë të zakonshme. Ligjet e armëve janë të rrepta, por armët mund të merren ilegalisht, dhe shumë prej tyre futen kontrabandë nga jashtë.
/abcnews.al