Teksa jemi vetëm pak një evenimente shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet përherë të parë në histori jashtë kufinjve të BE, siç është Samitit të Procesit të Berlinit, Ministria e Jashtme njoftoi ditën e djeshme se sot në Tiranë do të mblidhen 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit, i cili paraprin samitit të 16 tetor.
Në takim sot mësohet se do të jetë edhe ministrat e Jashtëm të Serbisë e Kosovës, Ivica Daçiç dhe Donika Gërvalla.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Të nderuar kolegë,
Po ju bëj me dije disa detaje të Ministerialit të MPJ të Procesit të Berlinit, për të cilat me siguri keni interes. Ndërkohë, vlerësim për secilin prej jush për korrektësinë dhe bashkëpunimin e përhershëm me mua dhe MEPJ.
*24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen nesër në Tiranë, e premte 6 tetor 2023 në takimin e Ministrave të Jashtëm , i cili i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023. Takimi do të drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Linjat kryesore të ministerialit do të jenë:
– Forcimi i dimensionit rajonal;
– Nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE;
– Përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale;
– Përfarimi me Tregun Unik të BE-së;
– Ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në Samitin e vjetshëm në Berlin;
– Zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë;
– Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i Integrimit Europian.
*Shënim Teknik: Fotot nga hapja e takimit dhe sesionet (të cilat janë të mbyllura) do të shpërndahen nga flicker nga MEPJ (tashmë në axhendën që ju është shpërndarë dje) dhe videot do ju dërgohen nga MEPJ përmes link. Kësisoj ju jeni të mirëpritur të bëni raportimet tuaja pranë qendrës së medias së ngritur pranë Ministeriali. Mbërritja e delegacioneve dhe konferenca për shtyp do të jetë livestream në rrjetet sociale të MEPJ, ndërkohë që jeni të mirëpritur t’i ndiqni fizikisht.
Punë të mbarë të gjithëve! /abcnews.al