Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve një ndryshim të madh për Kosovën.
“Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike”, shkruan Kurti duke shtuar se ishte pjesëmarrja e madhe e votuesve që solli ndryshimin.
Kurti i i falenderoi pjesëmarrësit në zgjedhje, të cilët sipas tij bënë detyrën në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.
“Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua”, përmbylli Kurti. /abcnews.al/