Europa League/ Roma e Liverpool kërkojnë fitore në “shtëpi”, Leverkusen gati për trasfnertën norvegjeze

schedule09:56 - 5 Tetor, 2023

schedule 09:56 - 5 Tetor, 2023

Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të dytë të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, ku padyshim nuk mungoi as spektakli, këtë të enjte do të zhvillohen plot 16 sfida të tjera, kësaj radhe të vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të UEFA Europa Leauge.

Kështu, në grupin A, “shqiponjat” gjermane të Freiburg do të presin në “shtëpi” rivalin kryesor për kreun e grupi, “çekanët” anglezë të Ëest Ham, me të dyja skuadrat që kanë arritur rezultate pozitive në sfidat e para. Në përballjen tjetër, grekët e Olympiacos do të udhëtojnë drejt Serbisë, ku do të përballen me skuadrën e Backa Topola.

Në grupin B, i quajtur ndryshe dhe “grupi i ferrit”, “harkëtarët” e Ajax do të udhëtojnë drejt transfertës së vështirë të Athinës, ku do të përballen me skuadrën e AEK, me këta të fundit, që në sfidën e parë të këtij kompeticioni mundën skuadrën e Brighton, me rezultatin e ngushtë, 2 me 3. Në krahun tjetër, vetë “pulëbardhat” do të udhëtojnë drejt “Stade Velodrome”, ku do të ndeshen me “gjigandët” francezë të Marseille, sfida këto që pritet të jenë spektakolare.

Në grupin C, çekët e Sparta Prague, skuadër ku aktivizohet dhe “legjionari” i Kombëtares, Qazim Laçi do të përballet me spanjollët e Real Betis, në “shtëpinë” e këtyre të fundit, ku do të kërkojnë sërish një rezultat pozitiv pas fitores ndaj Aris Limassol. Me këta të fundit do të përballen skocezët e Rangers, të cilët pas fitores së raundit të parë, ndaj Real Betis e shohin veten shumë komodë, në “garën” për kualifikimin në raundin e radhës.

Në grupin D, aty ku pritet të jetë dhe një nga përballjet më spektakolare të mbrëmjes së sotme, portugezët e Sporting Lisbon do të ndeshen me “bergamaskët” e Atalanta, në një sfidë që pritet të tregojë më shumë për “liderin” e këtij grupi, ndërsa në ndeshjen tjetër, austriakët e Sturm Graz do të ndeshen me polakët e Rakow.

Në grupin, E favoritët kryesor për fitimin e këtij kompeticioni, “të kuqtë” e Liverpool do të presin në mitikun “Anfield Road”, nënkampionët belg të Royal Union-SG, sfidë pa shumë rëndësi, ku llogarisim këtu potencën e djemve të Jurgen Klopp në majën e sulmit, por edhe në tërësi në fushën e blertë. Në përballjen tjetër, francezët e Toulouse do të presin në Francë, austriakët e LASK Linz, përballje që gjithashtu pritet të jetë goxha e luftuar.

Në grupin F, grekët e Panathinaikos, pas një fitore “magjike” ndaj Villarreal, kësaj radhe do të kërkojnë triumfin në tokën izraelite, ku i pret skuadra e Maçabi Haifa, ndërsa “nëndetëset e verdha” të Villarrea do të presin në “shtëpin” e tyre, francezët e Rennes, në një sfidë, ku kërkohet “kthesa e madhe”, për të mbyllur krizën që spanjollët po kalojnë në këtë fillimin sezoni.

Në grupin G, “verdhekuqtë” e Roma, të cilët ashtu si Liverpool konsiderohen si një ndër favoritët për fitimin e trofeut do të presin në “Stadio Olimpico”, zviceranët e Servette, në një përballje, ku nuk pritet asgjë tjetër përveç fitores së vendasve, ndërsa në përballjen tjetër të këtij grupi çekët e Slavia Prague do të presin në “Fortuna Arena”, moldavët e Sheriff Tiraspol.

Në grupin e fundit, grupin H, “aspirinat” e Bayer Leverkusen do të ndeshen me norvegjezët e Molde në “shtëpinë” e këtyre të fundit, ku pas një fitore spektakolare ndaj suedezëve të Hacken, tashmë kërkohet një tjetër fitore ndaj “skandinavëve”, ndërsa në anën tjetër, Hacken do të presë në “shtëpi”, azerët e Qarabag, skuadër ku aktivizohet dhe ish-“bomeri’ i Tiranës, Redon Xhixha.

Ndërkaq, kutjojmë se përsa i përket orarave, sfida e vlefshme për grupet, A, B, C dhe D do të stërtojnë në orën 18:45, ndërsa sfidat e mbetura të 4 grupeve të tjera do të nisin nga ora 21:00. /i.m /abcnews.al