Alvaro Morata nuk e ka pritur mirë mos grumbullimin me kombëtaren e Spanjës. Emri i sulmuesit të Atletico Madrid mungoi në listën e trajnerit Moreno.
26-vjeçari nuk ndihet mirë dhe nuk e fsheh zhgënjimin në prononcimin e dhënë për AS. por beson se me punë do ia dalë të rikthehet sërish në kombëtare.
“Sigurisht që shpresoja të isha pjesë e listës së kombëtares. Fakti që nuk u grumbullova do të thotë se ka patur një motiv, diçka nuk ka shkuar mirë. Më duhet të punoj fort që të rikthehem në kombëtare dhe të vesh përsëri bluzën e Spanjës”, thekson sulmuesi i ekipit të Diego Simeones. /abcnews.al