Gjermania nuk do t’i sigurojë Ukrainës raketa lundrimi Taurus “në të ardhmen e parashikueshme”, sipas gazetës së njohur gjermane BILD, e cila citoi burime të qeverisë gjermane dhe ukrainase.
Boni nuk e ka refuzuar zyrtarisht një kërkesë të Ukrainës për raketat, por ka komunikuar se Gjermania nuk do të sigurojë raketat e kërkuara në të ardhmen e parashikueshme, raportoi BILD.
Zyrtarët ukrainas i kishin kërkuar Gjermanisë që të sigurojë armët për vetëmbrojtje të vendit – ndërkohë që Gjermania është në mëdyshje për dërgimin e raketave me rreze të gjatë, nga frika se ato mund të përdoren për sulme në territorin rus.
Në shtator, ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha për BILD se qeveria gjermane nuk kishte vendosur ende nëse do të dërgonte raketat me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë./abcnews.al