Myrto Uzuni është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lokomotivës së Zagrebit, pavarësisht se nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Megjithatë, në takimin e sotëm në transfertë kundër Rijekës, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrjetën.
24-vjeçari shënoi në minutën e 49-të të takimit, për të barazuar shifrat për skuadrën e tij. Ky ishte goli i dytë i Uzunit në kampionatin kroat, ku janë luajtur 11 javë. Për Lokomotivën, në fushë janë dhe dy shqiptarët tjerë, Çokaj dhe Kastrati./abcnews.al
NHL League, Kroaci
Rijeka – Lok. Zagreb 1-1
Andrijasevic 45’ / Uzuni 49’