Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka reaguar për raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se qeveria, partitë dhe institucionet të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.
Ndër të tjera, SHBA mbështet një angazhim për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it nga zgjedhjet komunale të 14 majit që përshkruan fushat e progresit të vazhdueshëm si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara i kërkojnë qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, akuza për blerje votash nga të gjitha anët, sigurimin e masave mbrojtëse për fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve dhe presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e duhur të ligjit për të drejtën e informimit, dekriminalizimin e shpifjes dhe mbështetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin një angazhim për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, thuhet në reagimin në Twitter.
The U.S. Embassy welcomes the latest ODIHR report from the May 14 municipal elections describing areas of continuing progress as well as shortcomings. The United States urges the government, political parties, and state institutions to implement ODIHR’s recommendations which… pic.twitter.com/xNTp5IZjID
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 3, 2023