Dëmtimi horror i Hysaj, informacionet e fundit nga Italia

schedule20:16 - 6 Tetor, 2019

schedule 20:16 - 6 Tetor, 2019

Elseid Hysaj u rikthye në formacionin titullar të Napolit në sfidën kundër Torinos, e vlefshme për Serie A. Megjithatë, sfida për kapitenin e kombëtares tonë kuqezi zgjati vetëm 34 minuta, minutë kur la fushën e lojës me barelë.

Mbrojtësi ynë fluturoi në ajër për të fituar një duel me Ansaldin, por rënia e tij ishte shumë e rrezikshme. Ansaldi e ndihmoi për të mos rënë edhe më keq, duke i shmangur dëmtimet madhore. Të fundit nga Italia raportojnë se Hysaj nuk ka asnjë dëmtim serioz, por shembje dhe marrje mendësh.

Stafi mjekësor i Napolit rekomandoi zëvendësimin e mbrojtësit shqiptar, si masë paraprake dhe për të mos rrezikuar. Hysaj pritet që sot të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve napolitanë, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati për sfidat me Shqipërinë apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!