Mkhitaryan: Të veshësh fanellën e Interit është krenari, zikaltërit ishin fati im

schedule15:09 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:09 - 3 Tetor, 2023

Henrikh Mkhitaryan foli në prag të ndeshjes Inter-Benfica, duke komentuar përvojën e tij si lojtar i zikaltërve.

“Të veshësh këtë fanellë është krenari, e di mirë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e një klubi të rëndësishëm në botën e futbollit dhe për këtë arsye, jam tepër krenar për këto ngjyra. Gjithmonë më ka pëlqyer ngjyra blu, nuk e di, ndoshta Interi ishte fati im.

Para se të bëhesha lojtar profesionist, gjithmonë kisha ëndërr të luaja në skuadrat më të mira në Europë, por kurrë nuk e kisha menduar se do ta bëja në kaq shumë klube të forta. Jam me fat, kam arritur shumë objektiva dhe çdo ditë ka qenë e veçantë.

Një stimul tjetër i rëndësishëm janë tifozët tanë të cilët janë me ne në çdo ndeshje për të na shtyrë përpara, për të na dhënë dorën si në fitore, ashtu edhe në humbje.

Interi ka pasur shumë legjenda në skuadër, ama më i madhi për mua ka qenë Ronaldo fenomeni, një lojtar i jashtëzakonshëm që bota e futbollit nuk do të ketë më një si ai në të ardhmen”, është shprehur mesfushori armen i Interit./h.ll/abcnews.al