Pas përfundimit të katër sfidave të vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore, mesditën e kësaj të marte, në orën 14:00 do të zhvillohet dhe sfida e 5-të dhe e fundit, sfidë e cila pritet të jetë vërtetë spektakolare.
Në “Selman Stërmasi”, “bardheblutë” e Tiranës do të kërkojnë fitoren ndaj “kurbinasve” të Laçit, me këta të fundit, që kërkojnë kthesën e madhe, pas 2 humbjeve radhazi në kampionat, ndaj Egnatias dhe Dinamo City.
Për teknikun Orges Shehi, nuk do të jetë e lehtë thyerja e mbrojtjes kurbinase, me “numrin 1” të pankinës “bardheblu”, që kërkon të rikthehet te fitorja me Tiranën e tij, pas humbjes ndaj Erzenit, mirëpo përballë do të ketë “strategun” e Superiore, Mirel Josa, me këtë të fundit që do të bëjë mesditën e sotme debutimin në rikthimin e tij te “bardhezinjtë”, pas largimit të teknikut, Skerdi Bejzade. /i.m /abcnews.al