Armando Broja më në fund është rikthyer në protagonist te “blutë” e Chelsea, teksa menjëherë pas rikthimit të tij si titullar në fushën e blertë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës për “londinezët” e tij, në fitoren 0 me 2, të arritur në “Craven Cottage” përballë vendasve të Fulham.
Për fitoren e djemve të teknikut Mauricio Pochettino mjaftuan 2 gola në pjesën e parë, teksa fillimisht rrugën e rrjetës, “fantazisti” Mykhailo Mudryk, në minutën e 18’ të sfidës, me ukrainaisin që arriti të shënojë golin e parë në “aventurën” e tij me “blutë”, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë, Broja pozicionohet mirë në majën e sulmit për të gjetur rrugën e rrjetës.
Me këtë rezultat, Chelsea ngjitet në kuotën e 8 pikë dhe pozicionohet tashmë në vendin e 11 në renditje, po aq pikë sa Nottingham Forest dhe Fulham, që renditen në vendet 12 e 13 të tabelës, por me golavarazh më të mirë se këto 2 të fundit. /i.m /abcnews.a
SHIKONI GOLAT: