Qendërmbrojtësi koreano-jugor, Kim Min-Jae u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së verës, nga italianët e Napoli drejt “bavarezëve” të Bayern Munich, për shifrën e 50 milionë eurove, mirëpo deri më tani nuk duket se ka bindur mjaftueshëm drejtuesin e gjermanëve.
Një koment mbi “aventurën” e deri më tanishme të koreanit e ka bërë dhe “legjenda” e mesfsushës gjermane dhe “bavarezëve”, Lothar Matthaus, i cli është shpreh se Kim nuk është ende në nivelin që kampionët gjerman shpresonin të ishte.
“Kim nuk është ende aty ku shpresonim të ishte. Ai është një faktor pasigurie te Bayerni, i duhet akoma kohë për t’u përshtatur në Bundesliga. Nuk kam asgjë personale ndaj lojtarit, por ai nuk është ende në lartësinë e pritshmërive”,- u shpreh Matthaus në lidhje me 26-vjeçarin. /i.m /abcnews.al