Udhëheqësi i enklavës së Nagorno-Karabakh premtoi se do të qëndrojë në enklavë deri në përfundimin e operacioneve të shpëtimit.
Samvel Sakhramanian “do të qëndrojë në Stepanakert me një ekip zyrtarësh deri në përfundimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit për të vdekurit dhe të zhdukurit për shkak të operacioneve ushtarake” dhe shpërthimit vdekjeprurës në një rezervuar karburanti në fund të shtatorit.
Sulmi 24-orësh i nisur nga Baku më 19 dhe 20 shtator në enklavën me shumicë armene shkaktoi të paktën 600 viktima. Më shumë se 100,000 banorë të Nagorno-Karabakh u larguan nga shtëpitë e tyre dhe të iknin në Armeni nga frika e hakmarrjes nga Azerbajxhani.
Por të paktën 170 prej tyre vdiqën në përpjekje për të shpëtuar, nga një shpërthim që ndodhi në një rezervuar karburanti në rrugën që lidh rajonin me Armeninë. Nagorno-Karabakh ka qenë qendër e luftërave midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, e para në vitet 1990 dhe e dyta në vitin 2020.
Pavarësia e republikës së vetëshpallur të Nagorno-Karabakut nuk është njohur nga asnjë shtet anëtar i OKB-së.
/abcnews.al