Transfertat e brendshme në euro/ Rritje të fortë përgjatë 8-mujorit

schedule14:28 - 2 Tetor, 2023

schedule 14:28 - 2 Tetor, 2023

Ulja e kostove për transfertat ne euro dhe qarkullimi i lartë i eurove në vend kanë shtuar ndjeshëm trasaksionet në këtë monedhë.statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se për  periudhën janar- gusht nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej më shumë se 154 mijë transferta kombëtare në Euro.

Në vlerë sasia e eurove që është transferuar nëpërmjet këtij sistemi rezulton se është 2.5 miliardë euro ose rreth 319 milionë euro në muaj.

Nëse bjëmë një krahasim me një vit më parë numri i trasaksioneve  është pothuajse i njëjtë me totalin e vitit 2022 ku u procesuan gjithsej 156 mijë transaksione të brendshme në monedhën europiane.

Transaksionet kanë pasur nivelin më të lartë sidomos gjatë muajve të verës ku edhe fluksi i turistëve ka qenë i madh. Vetëm gjatë muajit gusht rezulton se janë kryer mbi 22 mijë trasaksione në monedhën kombëtare euro.

Më herët , transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit duke krijuar kosto të shtuar dhe vonesa për shkak të procedurës.