Serbia duhet të bashkëpunojë me policinë e Kosovës pa kushte për të zbardhur sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, pitër stano ka theksuar se autoritetet policore në Prishtinë kamë mandat të plotë për të hetuar zhvillimet e fundit dhe për këtë arsye pret edhe bashkëpunimin nga Beogradi.
Stano madje paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj serbisë në rast se konfirmohet se fshihej pas sulmit terrorist.
“Të gjitha faktet duhet të verifikohen dhe të zbardhen. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. Presim bashkëpunim të plotë nga Serbia. BE ka thënë qartë se jemi gati të vendosim masa edhe ndaj Serbisë, nëse vendet anëtare vlerësojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme”
Zëdhënësi i Brukselit ka insistuar se për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve mund të ndodhë vetëm përmes dialogut.
“Duhet të rifillojmë dialogun, sepse është rruga e vetme për normalizim të raporteve. Sikur të kishte normalizim, nuk do të kishim situatën që kemi. Prandaj bëjmë thirrje nga BE-ja dhe partnerët që palët t’i kthehen dialogut”
Një grup i armatosur prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë oficerin Afrim Bunjaku./abcnews.al

