Ethet e dengës në Banglandesh, mbi 1000 të vdekur që nga fillimi i vitit

schedule13:47 - 2 Tetor, 2023

schedule 13:47 - 2 Tetor, 2023

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga ethet e dengës në Bangladesh që nga fillimi i vitit, sipas shifrave zyrtare, në shpërthimin më të keq të sëmundjes nga pickimi i mushkonjave.

Sipas të dhënave të publikuara ditën e djeshme, të dielën, në mbrëmje nga drejtoria e përgjithshme e shërbimeve shëndetësore të vendit, 1006 persona kanë humbur jetën nga mbi 200 mijë rastet e konfirmuara me ethet denge që nga fillimi i vitit.

Bangladeshi ka regjistruar raste të dengës që nga vitet 1960, por në vitin 2000 ai përjetoi shpërthimin e parë të etheve hemorragjike të dengës.

Ethet e Dengës është një sëmundje endemike e rajoneve tropikale dhe shkakton temperaturë të lartë, dhimbje koke, nauze, të vjella, dhe në rastet më të rënda, gjakderdhje që mund të çojë në vdekje.

Gjithsej 112 fëmijë nën moshën 15 vjeç, përfshirë foshnjat, janë infektuar.

Numri i vdekjeve këtë vit ka thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022, kur sëmundja vrau 281 njerëz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!