Prej disa ditësh në Pishë Poro dhe Darëzezë, forca të shumta zjarrfikëse po luftojnë me flakët, por pa mundur të kenë rezultat, për shkak të favorizimit të madh nga era.
Edhe sot forca të shumta zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas pamjeve, situata në thellësi të pyllit të Pishë Poro-s dhe Darëzezës mbetet shumë e vështirë.
Paraditen e sotme, u raportua se dy avionët “Canadair CL -415” të dërguar Greqia, pas kërkesës së Shqipërisë, kanë nisur punën për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë operacioni i tyre dhe nëse do të mundet t’i vejnë flakët në kontroll gjatë ditës së sotme./abcnews.al