Përleshje mes ushtrisë dhe rebelëve në Mali, vriten 80 persona

schedule16:44 - 1 Tetor, 2023

schedule 16:44 - 1 Tetor, 2023

Luftimet e ashpra kanë shpërthyer në veri të Malit ndërsa rebelët Tuareg thonë se kanë marrë kontrollin e qytetit Bamba nga ushtria.

Luftëtarët separatistë deklaruan se kishin vrarë më shumë se 80 ushtarë në qendër të vendit.

Qeveria konfirmoi se një bazë ushtarake në rajonin Mopti ishte shënjestruar të enjten, por nuk dha detaje.

Rritja e dhunës vjen pasi paqeruajtësit e OKB-së, të vendosur në Mali në vitin 2013, u tërhoqen me urdhër të juntës.

Bastisja e së enjtes në qytetin e Dioura është sulmi më i madh që kur rebelët Tuareg rinovuan armiqësitë në gusht pas rënies së një marrëveshjeje paqeje të vitit 2015.

Kjo ka përkuar me dhunën në rritje nga grupet militante islamike, pavarësisht vendosjes në dhjetor 2021 të mercenarëve rusë të Grupit Wagner.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!