Një fitore në ndeshjen e sotme shtëpiake kundër Augsburg e ngjit Borussia Monchengladbach në vend të parë. Vendasit nuk mund ta humbasin këtë mundësi dhe e kanë nisur furishëm ndeshjen, duke u treguar të papërmbajtshëm që në fillim.
Zvicerani Zakaria mori një pasim nga Thuram në minutën e dytë, goditi bukur dhe zhbllokoi sfidën. Në stadium shpërtheu festa dhe vendasit nuk u ndalën. Dyfishimi erdhi pas 6 minutash. Plea hyri në zonë nga krahu i majtë, dhe një asist për Herrmann dhe ky i fundit mposhti portierin mik.
Patrick Herrman shënoi sërish në minutën e 13-të dhe ishte përsëri Plea autori i asistit. Ky trepikësh e dërgon Gladbahun në vend të parë me 16 pikë, ndërkohë që ndiqet nga pesë skuadra me nga dy pikë më pak. /abcnews.al