Aston Villa ka shkatërruar mesditën e sotme skuadrën e Brighton me rezultatin e thellë 6-1.
Padyshim që njeriu i ndeshjes ka qenë sulmuesi Watkins, i cili me tripletën e tij dhe me një asist, bëri që “pulëbardhat” e Brighton të zbresin me këmbë në tokë.
Watkins hapi serinë e golave në minutën e 14’, e më pas shënoi edhe të dyin në minutën e 21’. Goli i tretë ishte një autogol nga Estupinan në minutën e 26’, duke mbyllur kështu pjesën e parë me shifrat 3-0.
E dyta nisi me një gol nga Brighton, ku Ansu Fati gjeti golin e tij me fanellën e skuadrës angleze në minutën e 50’. Por vetëm kaq ishte reagimi i miqve, pasi Watkins shënon golin e katërt në minutën e 65’ dhe asistoi për golin e pestë në minutën e 85’. Vendasit ishin të pangopur me këtë rezultat, pasi shënuan edhe të gjashtin në minutën e 97’ me anë të Douglas Luiz.
Kjo fitore çon Aston Villan në vendin e tretë të tabelës në kuotën e 15 pikë, po aq sa Brighton i vendit të katërt./h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e Aston Villa 6-1 Brighton