Stoltenberg: Pres që Turqia të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në tetor

schedule21:33 - 29 Shtator, 2023

schedule 21:33 - 29 Shtator, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të premten se pret që Ankaraja të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO menjëherë pas mbledhjes së parlamentit turk në tetor.

Kreu i Aleancës argumentoi se Turqia e ka bërë të qartë se nuk e lidh blerjen e F-16 nga SHBA me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pavarësisht deklaratave për të kundërtën nga Rexhep Tajip Erdogan.

Vihet re se të martën e kaluar presidenti i Turqisë deklaroi se parlamenti turk do të mbajë premtimin për të ratifikuar kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse presidenti amerikan Joe Biden hap rrugën për shitjen e F-16 Ankarasë. Parlamenti turk do të ketë fjalën e fundit për pranimin e Suedisë, tha presidenti turk.