Pas një sezoni fantastik, në La Liga 2, ku arriti të shënojë plot 23 gola dhe të dhurojë 5 asistime, “fantazisti” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni nuk e ka nisur në mënyrë më të mundshme “aventurën” e tij në La Liga, teksa deri më tani ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje.
Mirëpo, “tersi” i “bomberit” beratas vazhdon akoma, teksa në minutën e 37’, në përballjen e pasdites të se enjtes ndaj Real Beti është detyruar të lërë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi muskulor.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Uzuni pritet të kthehet në fushën e lojës vetëm pas një muaji, një afat i cili padyshim që do ta linte atë jashtë ndeshjes kyçe kundër Çekisë që luhet pas dy javësh.
Ndërkaq, klubi i Granada nuk ka dhënë ende asnjë informacion rreth gjendjes së futbollistit, por priten verifikime të tjera të situatës së tij në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al