Superiorja dhe Trashi, Reja ka vetëm fjalë të mira

schedule12:12 - 6 Tetor, 2019

schedule 12:12 - 6 Tetor, 2019

Edoardo Reja u shfaq ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe ndoqi pjesën e parë të ndeshjes Partizani-Teuta. Italiani, në konferencën e sotme për shtyp tregon se nuk u largua për shkak të nivelit jo të mirë. Madje ai e vlerëson ritmin e ndeshjes, si dhe garën që po bëhet në Superiore. Fjalë të mira edhe për Trashin, i cili e ka bindur Rejan edhe në aspektin mbrojtës.

“Pashë disa gjëra interesante në ndeshjen Partizani-Teuta. Ishte ndeshje me intensitet të lartë dhe më pëlqeu. Normalisht këto ndeshjen ndiqen për të vëzhguar lojtarë specifikë, nuk përmendim emra se jeni gati ju.

Reja, në stadiumin “Selman Stërmasi”

Nga ana taktike gjithashtu më pëlqyen, kanë një nivel mjaftueshëm të mirë. U largova në fundin e pjesës së parë sepse doja të ndiqja ndeshjen italiane të orës 18:00, ku kishim lojtarë në fushë dhe duhen ndjekur edhe ata”, tha italiani fillimisht.

Më tej ai shtoi: “Pamë Trashin dje dhe më pëlqeu edhe në anën mbrojtëse. E njihja për lojtar ofensiv, por më bëri përshtypje edhe për aspektin mbrojtës. E kemi ftuar për këto cilësi të mira që ka treguar, si dhe për intensitetin e lartë.

Kartoni i kuq e ndryshoi lojën në aspektin taktik. Nuk e di çfarë ndodhi në pjesën e dytë. Është një kampionat i ekuilibruar, me disa skuadra që luftojnë për vendin e parë. Ka distancë të vogël mes skuadrave dhe është diçka që më pëlqen kur ka konkurrencë në kampionat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!